William Friend, bashkëshorti i aktores Bevina Prince, ka ndërruar jetë në moshën 33 vjeçare.
Sipas mediave të huaja, ai është gjetur i vdekur në një varkë.
Tragjedia ndodhi teksa rrufeja goditi varkën e tij pranë ishullit Masonboro, afër shtëpisë së tij në Wilmington, Karolina e Veriut.
Bevina dhe William u martuan në vitin 2016.
Gjatë pandemisë, çifti u zhvendos në Wrightsville Beach nga New York City për të qenë më afër familjes. Pasi ajo u largua nga aktrimi, ata hapën një palestër së bashku në vitin 2019.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/07/auto_-640-0-62c6d3bc059011657199706.png)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/07/auto_-640-0-62c6d34cee3611657199718.jpg)