Rap-artisti i njohur shqiptar, Fero, feston ditën e sotme (e premte) ditëlindjen.
I lindur më 8 korrik të vitit 1997, Feronit Shabani (emri i vërtetë) ka mbushur plot 25 vite.
Ai në këtë ditë të veçantë mori urime të shumta, gjersa një i tillë nuk mungoi as nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/09/auto_01657317816.jpg)
Kjo e fundit ka realizuar një video së bashku me partnerin teksa ka përzgjedhur fjalët më të mira për të.
“Urime ditëlindjen për shpirtin tim binjak. Të dua”, ka shkruar ajo.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/09/auto_001657317818.jpg)
Fero përndryshe ka debutuar prej shumë vitesh në skenë dhe ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.
Këngëtari nisi karrierën në ‘ON Records”, ndërkohë që është kthyer sërish nën menaxhimin e Met Elshanit.