Këngëtarja e njohur, Enca ka bërë publike lidhjen e dashurisë. Enca, e cila është e njohur për pozat e saj provokuese në rrjetet sociale, postoi një foto në rrjetet sociale në momente intime me partnerin e saj.
Por këngëtarja hezitoi të zbulojë identitetin e tij, duke publikuar imazh ku duket vetëm një pjesë e fytyrës së tij, teksa e puth.
Ajo është treguar mjaft e rezervuar sa i përket jetës personale, duke mos bërë publike deri më tani asnjë romancë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/11/auto_enca1657541683.jpg)
Enca aktualisht po shijon pushimet në Mykonos të Greqisë, siç duket nën shoqërinë e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/11/auto_enca1-500x6251657541686.jpg)
Ndërsa së fundmi ka zbuluar se është bërë rezidente në Dubai, destinacion luksoz nga ku publikon shpesh foto dhe kalon shumë kohë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/11/auto_enca3-500x6251657541690.jpg)