Martohet çifti i famshëm turk, pamje nga dasma

Bota e Yjeve

Martohet çifti i famshëm turk, pamje nga dasma

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 19:16
Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu

Çifti i njohur turk Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu janë martuar.

Dyshja e famshme, të cilët janë bërë të njohur për shqiptarët me rolet kryesore në serialin “Stina e qershive” zgjodhën qytetin gjerman të Karlsruhes, ku jeton familja e Çayoğlu, për t’i thënë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit.

Në ceremoninë martesore të çiftit aktori morën pjesë vetëm familja dhe miqtë e ngushtë. Özge dhe Serkan janë njohur në serialin Stina e Qershive dhe janë prej 7 vitesh bashkë.

Gürel kishte veshur një fustan nga Özlem Kaya në dasmë ndërsa aktori mbante një kostum të dizenjuar nga Levon Kordonciyan.

Ata vendosën që t’i jepnin dhuratat e dasmës për një fondacion që ndihmon fëmijët me kancer.

Image
Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat