Nicole Scherzinger dhe Thom Evans janë fejuar dhe po përgatiten për dasmë. Ylli i grupit të famshëm “Pussycat Dolls” dhe sportisti 37-vjeçar kanë qenë bashkë që nga fillimi i vitit 2020. Por tani duket se po përgatiten për të ardhmen e tyre së bashku.
Siç raportojnë mediat e huaja, Thom tashmë i ka propozuar për martesë këngëtares.
Miqtë e tyre kanë konfirmuar se Evans i shtroi pyetjen gjatë pushimeve në Mykonos që mbajtën së fundmi. Një mik konfirmoi për Daily Mail: “Ata po martohen”.
Çifti sapo është kthyer nga pushimet në Mykonos të Greqisë, ku Evans mendohet se i ka propozuar martesë”, tha burimi.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/17/auto_931658047150.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/17/auto_941658047152.jpg)