Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia pasi u infektua me COVID-19. Parosmia është humbja e sensit të nuhatjes. E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, Eni është pyetur nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.
Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.
“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje", tha këngëtarja.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/July/21/auto_-640-0-screenshot-2022-07-20-205650-16583487651658384335.png)
Gjithashtu Eni foli dhe për shtatzëninë duke zbuluar se vajza do të vijë në jetë në muajin tetor dhe ajo e Genci kanë vendosur për emrin e saj.