Beatrix Ramosaj gjatë këtyre ditëve ka qenë tejet aktive në rrjete sociale.
Meqë jemi në verë, nuk kanë munguar një sërë imazhesh të ndryshme me bikini.
Disa të tilla i ka publikuar edhe gjatë ditës së sotme (e premte), gjersa ka mahnitur me fizikun e formësuar.

Ajo mori vëmendje në një palë bikini shkëlqyese, të cilat i kishte shoqëruar me një palë vathë të tillë.
Dukjen e kompletoi mes tjerash me take, ndonëse po shijon pushimet në një nga bregdetet shqiptare.
“Miss Bikini sikur dëgjova”, ka shkruar ajo.

E njëjta këtë kohë po qëndron më larg muzikës dhe punëve, duke u argëtuar bashkë me familjen e shoqërinë.
Të fundit këngë të quajtur “Vonë” e solli saktësisht më 9 qershor 2022.