Lajmi i ndarjes së Pete Davidson dhe Kim Kardashian bëri jo pk bujë në rrjet, por ende pa pa kaluar pak kohë nga ndarja u përfol në rrjet se komediani ka nisur një romancë të re me një 81-vjeçare.
Së fundmi vetë 81-vjeçarja Martha Stewart i është përgjigjur memeve virale që pretendojnë se ajo ka një romancë me Pete Davidson.
Pavarësisht se u fotografua duke u kapur për dore me ish-yllin e “Saturday Night Live” në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në prill, 81-vjeçarja tha se nuk do të bëhet e dashura e ardhshme e Davidson.
“Pete Davidson është si djali që nuk e kam pasur kurrë!”- tha Martha për Daily Mail.
Megjithatë, edhe pse një lidhje e re e nxehtë nuk është në horizont, ajo tha se i pëlqente takimi me komedianin 28-vjeçar.
“Ai është një djalë simpatik që po gjen rrugën e tij,” tha ajo.
Davidson u nda nga Kardashian, e dashura e tij prej nëntë muajsh, në fillim të gushtit.
“Ata kanë shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin, por zbuluan se distanca e gjatë dhe oraret e tyre të vështira e bënë vërtet të vështirë mbajtjen e një marrëdhënieje”, tha një burim për Page Six.
Stewart – e cila ishte e martuar me botuesin Andrew Stewart për 29 vjet përpara se të divorcoheshin në vitin 1987 – është e njohur në mediat sociale me fotot e saj të nxehta.
Ish-modelja tërhoqi veçanërisht vëmendjen e fansave pasi postoi një selfie të zjarrtë nga pishina e saj në vitin 2020 – me përdoruesit që madje i sugjeruan asaj të hapte një llogari OnlyFans.
Megjithatë, për momentin, Steëart duket se është beqare, duke i thënë me shaka Chelsea Handler në podcast-in e saj së fundmi se ka kaluar “një kohë” që kur ajo është lidhur.