Era Istrefi nuk heziton të vë në plan të parë format e admiruara trupore përmes imazheve që i shpërndan me fansat e saj në rrjetet sociale.
Me shumë se 1.5 milion përdorues e ndjekin këngëtaren në profilin e saj në Instagram, ku të shumta janë imazhet në të cilat i thekson linjat trupore.
Gjatë të enjtes, Era i ka publikuar disa fotografi në ‘story’ duke mos e lënë askënd indiferent.

Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të zeza pranë pishinës, ndërsa fansat do t’i admirojnë këto imazhe.

Nuk mungon edhe një fotografi brenda pishinës, në të cilën këngëtarja paraqitet duke u larë.