Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme në rrjetet sociale, ku shpesh merr vëmendjen me paraqitjet provokuese.
Së fundmi, këngëtarja e hitit “A po t’pëlqen” publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi të reja, të realizuara në plazh.
E veshur me një palë bikini ngjyrë akuamari, Enca u kujdes që të theksojë linjat e saj trupore, teksa në një prej imazheve ekspozoi të pasmet e saj.
Në fotografitë e realizuara në shkëmbinjtë bregdetarë, këngëtarja Haxhia bëri që këto imazhe të saj të tërheqin një numër të madh komentesh në rrjetet sociale.
Javë më parë përndryshe ajo ishte pjesë e një skandali, ku iu publikua një video eksplicite në rrjetet sociale, ku një burrë mbante me duar gjinjtë e saj.
Lidhur me këtë video, ajo nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet sociale.