Çifti i famshëm i Hollywoodit, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, po e organizojnë dasmën e tyre në Goergia.
Dyshja janë fotografuar së fundmi nga paparacët e DailyMail në atë që u quajt si dita e parë e nisjes së dasmës së tyre, e cila do të zgjasë disa ditë.
Ben Affleck u fotografua mjaft i stresuar jashtë shtëpisë, kjo pasi në pronën ku po organizohet dasma u thirr urgjenca për shkak se nëna e tij pësoi një lëndim.
Ai mund të shihej duke ecur dhe duke pirë një cigare jashtë ndërtesës, i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra, me kapelën e bejsbollit të vendosur mbrapsht.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/20/auto_001660980934.jpg)
Fytyra e tij ishte pjesërisht e errësuar nga një maskë dhe thonjtë e tij dukeshin të lyer me të kuqe.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/August/20/auto_0001660980937.jpg)
Lopez, 52 vjeçe dhe Affleck, 50 vjeç, kanë filluar martesën e tyre dje (e premte), me ceremoninë kryesore të shtunën dhe një mbledhje familjare të planifikuar për të dielën.