Arbana Osmani ka publikuar në Instastory një video ku djali i saj Joni shihet duke i lidhur atletet.
"Kush ka çuna botën ka", ka shkruar moderatorja krahas videos.
Më tej ajo ka publikuar mesazhin që i ka dërguar partneri i saj, Eduarti.
"T'i kam falur", i ka shkruar ai referuar djemve.
Kujtojmë se dyshja do të bëhen së shpejti me një vajzë, të cilën mesa duket Eduarti po e pret me padurim.

