Rina Balaj është njëra nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Përtej muzikës, këngëtarja merr vëmendje mediatike edhe për jetën e saj private.
E filloi karrierën e saj si repere dhe me “diss-a”, por Rina ra në qetësi pasi nisi lidhjen e saj të dashurisë me Sin Boyn, duke ndryshuar edhe zhanrin e muzikës.
Ani pse jetonin bashkë dhe dukeshin të lumtur, janë ngritur dyshimet se lidhja e tyre ka marrë fund.
Rina së fundmi nuk ndiqet më në ‘Instagram’ me reperin dhe madje e fotot mes tyre duket se janë rralluar.
Por, as njëri e as tjetri nuk kanë folur lidhur me këtë.

