Dua Lipa shfaqi këmbët e saj të gjata ndërsa mbërriti në Aeroportin e Ibizas të dielën, pasi mori pjesë në dasmën e stilistit francez Simon Porte Jacquemus në Francë.
Këngëtarja 27 vjeçe, e cila kishte festuar ditëlindjen e saj në ishull para dasmës së shokut të saj stilist, u pa e veshur me një mini-fund me vija të kuqe, të zeza dhe gri dhe një bluzë të përshtatshme, ndërsa ngriti lartësinë e saj me një palë sandale me taka ngjyrë vjollcë.
Duke vendosur në fytyrën e saj një palë syze dielli, ajo zgjodhi për askesorë një palë vathë argjendi, ndërsa i lidhi flokët në stilin bisht, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hiteve botërore me origjinë shqiptare tregoi barkun e saj të tonifikuar në veshjen, e cila mundësonte ekspozimn e tij.
Ndërkohë, në dasmën e stilistit francez, Lipoa veshi një fustan të bardhë dhe transparent i cili cinte në pah linja te saj të trupit.
Dasma e Simonit me burrin e tij Marco Maestr vjen më shumë se një vit pasi çifti u martua zyrtarisht në qershor të vitit 2021.

Dua dukej e bujshme në fustanin e tejdukshëm, teksa kalonte nëpër rrugët franceze.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” e kombinoi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

Simon themeloi markën e modës me bazë në Paris, të titulluar “Jacquemus” dhe u takua me agjentin e tij dixhital me bashkëshortin Marco për katër vjet përpara se të lidhnin kurorë në mes të pandemisë COVID-19.
Ata festuan martesën e tyre në një dasmë të madhe të shtunën, ku të pranishëm ishin plot miq të tyre dhe figura publike.