Rita Ora elektrizon Tiranën! Koncerti mbledh qindra të rinj në sheshin “Skënderbej”

Bota e Yjeve

Rita Ora elektrizon Tiranën! Koncerti mbledh qindra të rinj në sheshin “Skënderbej”

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 01:04
Rita Ora

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të shijuar koncertin falas të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë.

Mbrëmja nisi me performancën e disa prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida.

Por atmosfera e vërtetë  u ndez kur në skenë doli Rita e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.

Në pah dilte veshja e saj me ngjyrat e flamurit dhe shqiponja në mantelin e kuq.

Rita Ora zgjodhi ta niste koncertin me këngën “Ritual”, për të vijuar me “Body on me”, e shumë prej hiteve të saj botërore.

Mbrëmja u shijua jo vetëm nga qindra qytetarë që u mblodhën në shesh por dhe nga vetë Rita Ora e cila u shpreh falenderuese ndaj publikut shqiptar.

Rita Ora ka zgjedhur të vishet me ngjyrat kuqezi dhe motivet e flamurit shqiptar për performancën  në Tiranë, ndërsa elektrizoi kryeqytetin.

Image
Rita Ora në Tiranë
Image
Rita Ora në Tiranë
Image
Publiku

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat