Aktorët Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, të cilët janë takuar bashkë shumë vite më vonë pas serialit të famshëm “Dashuri e ndaluar”, janë fotografuar javën e fundit në rrugët e New York-ut. Filmi që ka rikthyer edhe një herë dyshen e famshme të aktorëve, ka përfunduar xhirimet në Stamboll dhe aktualisht po vijon me një pjesë tjetër xhirimesh në New York.
S’mund të jetë tjetër veç një film dashurie ai që i ka rikthyer pas 14-vjetësh dy aktorët e njohur, protagonistë të “Dashuri e ndaluar”, një prej produksioneve më të ndjekura e të paharrueshme të historisë televizive turke.
Prej disa muajsh tashmë, Kivanç dhe Beren kanë nisur xhirimet e një historie të jashtëzakonshme dashurie që do të transmetohet në Netflix. Në film, dy të dashuruarit që përfundojnë në New York, përballen me të kaluarën e tyre, e cila duket se i ndjek hap pas hapi.
Ndërkohë që vazhdojnë xhirimet e filmit në Amerikë, nga dy aktorët vijnë imazhe të reja që i kanë entuziazmuar pa masë fansat e tyre.
Mësohet se ka mbetur fare pak nga seti i filmit në New York, ndërsa në Stamboll xhirimet kanë përfunduar. Imazhet e reja të dy aktorëve, Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat, janë shpërndarë edhe nga llogaria e ‘Netflix Turkey’, me shënimin “Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug në rrugët e New York-ut..."