Në muajin Gusht modelja Ada Deda ngriti dyshimet se i kishte dhënë fund lidhjes së saj me djalin misterioz. Ajo publikoi në Instastory një postim ku thuhej: Nuk mund ta përballoj një tjetër thyerje zemre!
Këto dyshime janë konfirmuar së fundmi nga vetë Ada.
Vajza e ish-deputetes së PD-së ka realizuar në Tik Tok trendin 'A Gangster's Wife' duke shkruar krahas videos: Do e kisha bërë me foton e të dashurit po ja që s’kemi.

Gjatë një interviste për "Glamour Zone", të dhënë kohë më parë, Ada u shpreh:
“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm. Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë".