Rap-artistja e njohur, Melinda Ademi, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjete sociale.
Ajo shpesh publikon imazhe e video të ndryshme, por nuk mungon as me fotografi nga përditshmëria.
Së fundmi, zeshkania ka bërë të ditur se ndodhet për pushime në Amsterdam të Holandës.

Kjo ka bërë që të marrë vëmendje me paraqitjen e stilin, ndonëse është shfaqur larg elegancës e sharmit që e sjell gjithnjë nëpër klipe.
“Melinda në Amsterdam: Shtatë fotografi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.

Të shumta kanë qenë reagimet që mori nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.
Ajo momentalisht po shijon suksesin e këngës së re “Milano”, që e solli pak ditë më parë në bashkëpunim me reperin Finem.
Projekti për pak kohë mblodhi afro tre milionë klikime në platformën YouTube.