Xhemi Shehu ka konfirmuar se do të rikthehet sërish si moderatorë në skenën e Portokalli.
Ajo publikoi disa foto nga skena krah dy kolegëve, Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit, me të cilët do prezantojë spektaklin e humorit për gjatë këtij sezoni.
“Rikthim në shtëpi”, shkroi Xhemi Shehu krahas imazheve.

Gjithashtu postoi një foto performon me trupën e baletit të “Portokallisë”.
Rikthimi moderatores vjen 2 vite pasi ajo vendosi të largohej nga spektali i humorit.
Pas disa muajsh thashetheme, në tetor 2020 Xhemi Shehu konfirmoi largimin e bujshëm nga Portokalli.
“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shkroi ajo krahas një video në Instagram ku shfaqet krah Salsano Rrapit, me të cilin ka miqësi edhe jashtë televizionit.
Ndërkohë, Xhemi Shehu pasi u betua se s’do punonte më në televizion, pasi do merrej me bizneset, u rikthye në ekran si një nga moderatoret e Festivalit të RTSH-së që u mbajt në fund të dhjetorit.