Kylie Jenner eksperimentoi me vetullat në Javës së Modës në Paris. Duket se as ajo nuk i rezistoi dot trendit të vetullave të bardha. Jenner postoi një sërë fotosh në Instagram me vetulla në një nuancë shumë më të çelët se zakonisht dhe ia arriti të sillte një pamje krejt ndryshe të saj.
Ndjekësit në mediat sociale kishin ndjesi të përziera ndaj vetullave të Kylie-t.
Kishte nga ata që e pëlqyen eksperimentimin, por edhe nga ata që nuk e mbështetën aspak.
Rikujtojmë se motra e saj, Kendall Jenner, zgjodhi të ndiqte të njëjtin trend në Met Gala këtë vit.