Më në formë se kurrë/ Cara Delevnigne i mahnit të gjithë me paraqitjen e saj një muaj pas problemeve me shëndetin mendor

Bota e Yjeve

Më në formë se kurrë/ Cara Delevnigne i mahnit të gjithë me paraqitjen e saj një muaj pas problemeve me shëndetin mendor

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:27
Cara Delevnigne

Cara Delevingne duket se po e rikuperon veten pasi i shqetësoi të gjithë me pamjet ku shihej në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Supermodelja30 vjeçare, mori pjesë në Fremantle Photocall si pjesë e MIPCOM 2022 në Kanë të hënën mbrëma, ku arriti të rrëmbente vëmendjen e të gjithëe me paraqitje ne saj.

Delevingne kishte veshur një fustan të zim i ngushtë dhe bust, të cilin e kombinoi me një palë taka të së  njëtës ngjyrë dhe një varëse të thjeshtë ngjyrë ari.

Image
Cara Delevnigne

Flokët i kishte lënë të lëshuara dhe me valëzm që i vinin poshtë shpatullave, ndërsa grimi i saj ishte i theksuar tek sytë ndërsa tek buzët një ngjyrë nude.

Kjo shënon daljen e dytë publike të Delevingne që pas shqetësimeve për shëndetin dhe mirëqenien e saj.

Në fillim të shtatorit, modelja u shfaq në publik me pamje të çoroditur në aeroportin Van Nuys të Kalifornisë, ku paparacët e kapën atë duke mbërritur me këmbët e varura nga dritarja e sediljes së pasme të një makine.

Image
Cara Delevnigne

Modelja e cila po ecte zbathur para derës së hotelit dukej e shqetësuar dhe lëvizte sa andej- këndej qenin e saj teksa pinte cigare dhe fliste në telefon.

Mikesha e  Delevingne, Margot Robbie, u fotografua disa ditë më vonë tek hoteli ku po qëndronte modelja. Aktorja u pa të dilte e mërzitur dhe me sytë me lot, gjë që u pasua nga raporte që pretendonin se miqtë e modeles ishin “të dëshpëruar” që ajo kishte nevojë për ndihmë mjeksore.

Burimet i thanë TMZ se miqtë e Carës ishin të shqetësuar se ajo po luftonte me problemet e shëndetit mendor dhe abuzimit të substancave.

Ylli i “Paper Toëns” është parë nga një dëshmitar okular në festivalin vjetor Burning Man duke u shoqëruar me një “grup që konsumon shumë drogë”.

Spiralja e dukshme në rënie e Delevingne duket se pasqyron sprovat e dhimbshme të mamasë së saj , Pandorës, një ish-e varur nga heroina që jeton me çrregullim bipolar.

“Të gjithë e dinë se nëna e saj ka abuzuar me substanca prej vitesh. Nëna e saj është me fat që është gjallë. Cara e kaloi gjithë jetën e saj duke u lidhur me drogën. Ajo vjen nga një familje shumë e trazuar.”- përfunsoi burimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat