Xhensila Myrtezaj është në përgatitje të projektit të ri muzikor në bashkëpunim me reperin Kidda.
Nga ajo se çfarë ka zbuluar, kënga është e realizuar edhe me videoklip.
Nga imazhet që ka postuar në Instagram ajo është shfaqur me flokë kaçurrela. Myrtezaj dukej se po e shijonte finalizimin e projektit ndërkohë që pranoj mijëra pëlqime për dukjen dhe stilin e veçantë.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.
Gjatë programt “Zemër Luana”, aktori i humorit u pyet se cila pjesë e trupit të Xhensilës i duket më HOT ( i nxehtë). Pa ngurruar aspak Besi u përgjigj: “Është e gjitha yll, ama sytë i ka…Kur më sheh ashtu, nuk e di”,– tha aktori.
Kanë rreth pesë vite të martuar, ata e njohin njëri-tjetrin që kur ishin adoleshentë dhe sot janë prindër të një vajze, Ajkën. Ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/November/14/auto_Untitled1668449163.png)