Dua Lipa në lidhje me reperin e njohur?

Bota e Yjeve

Dua Lipa në lidhje me reperin e njohur?

Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 12:43
Dua Lipa me reperin Jack Harlow

Dua Lipa po përflitet për një romancë të re.

Sipas Page Six Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow – albumi i fundit i të cilit përmban një dedikim për këngëtaren.

Burime të tjera thonë se pas takimit të tyre në nëntor reperi udhëtoi për në New York për t’u takuar me Duan pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten.

Image
Dua Lipa me reperin Jack Harlow

Ata të dy u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër.

Është thënë se ata dukej se po përpiqeshin të mos shiheshin, por patën një hyrje private dhe më vonë u panë duke u larguar nga restoranti veçmas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat