Dua Lipa: 2022-shi, viti që ndryshoi jetën time

Bota e Yjeve

Dua Lipa: 2022-shi, viti që ndryshoi jetën time

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:53
Dua Lipa

Viti 2022 ka qene mjaft i sukseshëm për këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa. Gjatë këtij viti këngëtarja ka qenë e angazhuar me mbrëmje e koncerte të shumtë.Kjo në kuadër të turneut të saj “Future Nostalgia”, për të cilin ka qenë e pranishme në vende të ndryshme të botës dhe ka mbajtur gjithsej 94 koncerte.

Turneun e përmbylli në Shqipëri duke bërë një performancë të jashtëzakonshme më 28 Nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Duke qenë një personazh i ndjekur nga mbi 87 milionë njerëz në Instagram, krijuesja e hitit “Levitating” së fundmi ka ndarë disa momente nga performancat që ka realizuar.

Image
Dua Lipa

“Future Nostalgia ~ 2022 ~ viti që ndryshoi jetën time. Faleminderit për kujtimet e përjetshme”, ka shkruar Lipa. Artistja nga Kosova ndërkohë gjatë këtij viti fitoi më shumë se katër milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat