Emily Ratajkowski dukej mahnitëse teksa ishte veshur me një pallto të madhe teksa po shëtiste nëpër West Village në New York City të enjten.
Modelja 31-vjeçare qarkulloi në rrugë ndërsa thashethemet për romancën e saj të re me komedianin Eric Andre, 39, ende qarkullojnë, shkruan Daily mail, përcjell “Bota sot”.
Ajo kishte veshur një pallto të errët me lesh mbi një këmishë të zezë, pantallona të zeza dhe çizme të kuqe prej lëkure gjarpri.
Bukuroshja sytë i kishte drejtuar në telefonin e saj, të cilin e mbante në dorë.
Ajo mbante gjithashtu një palë syze dielli drejtkëndëshe, vathë të mëdhenj floriri dhe një unazë në gishtin tregues.
Flokët e saj brune ishin të drejtë dhe poshtë rreth shpatullave. Ajo nuk mbante asnjë ombrellë, pavarësisht motit të zymtë dhe me shi.