Modelja Demi Rose, nuk ka lënë vend për imagjinatë në dukjen e saj të fundit.
Me sytjena të arta e vetëm një shall të tejdukshëm poshtë, Rose ka “çmendur” fansat në pushime në Egjipt.
Modelja me dukjen e saj të guximshme, shfaq trupin e saj me nxirje të butë, të artë, grim më natyral dhe buzë rozë me shkëlqim.
Në mbishkrim të fotografive Rose ka shkruar ““Zoti mund të jetë në detaje”.
27 vjeçarja shihet që po i shijon pushimet në Egjip, pasi në foto tjetër të shpërndarë në Instagram shihet me një shami metalike e me detaje të çuditshme zinxhirësh në të.
Ajo është fotografuar në Piramidat e Mëdha, gjersa mahniti të gjithë me bukurinë e saj.