Aktorja e njohur Jennifer Lopez mahniti të ftuarit me veshjen e saj.
Ajo mori pjesë në një event të mbushur me yje, organizuar nga mikesha e saj, Anastasia Soare. Autorja e këngës “On the Floor”, 53-vjeçe, shkëlqeu me një fustan të shkurtër ngjyrë ari me pupla, një ditë pasi ish-bashkëshorti i saj dhe babai i fëmijëve të saj, Marc Anthony, u martua për herë të katërt.
Bukuroshja mori disa poza përpara pasqyrës përpara se të iu bashkangjitej emrave të tjerë të famshëm në atë ngjarje. Fustani i saj ishte i tejdukshëm dhe me shkëlqim ari. Nën shtresën e tejdukshme, J.Lo kishte veshur një fustan të thjeshtë të bardhë.
Ylli i “Hustlers” ndau foto të makijazhit dhe ansamblit të saj, përfshirë gjithashtu videon para pasqyrës, ndërsa kënga “Pretty Girls Walk” nga Big Boss Vette ishte në sfond. Flokët gështenjë i kishte bërë topuz dhe zgjodhi hije më të rënda dhe buzëkuq të lehtë për grim. J.Lo befasoi edhe më shumë me pamjen e saj me vathë të gjatë argjendi me gurë të verdhë në mes dhe disa unaza, duke përfshirë unazën e martesës nga bashkëshorti i saj, aktori Ben Affleck.
Krijuesja e hitit “Let’s Get Loud” ndau gjithashtu një numër fotosh të saj dhe Kim Kardashian, 42 vjeçare, nga eventi. Eventi i organizuar në një rezidencë private në Beverly Hills – e cila festoi 25 vjetorin e markës Anastasia, e bëri këtë me ndihmën e ’25 grave ikonike që frymëzuan udhëtimin e saj’.