Rita Ora ka bërë një paraqitje të zjarrtë në “The Tonight Show me Jimmy Fallon” në New York City të mërkurën mbrëma.
Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, ktheu të gjithë sytë tek ajo, duke u shfaqur me një fustan “nusërie” ngjyrë pink, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.
Ylli 32-vjeçar zgjodhi të vishej seksi në fustanin me dantella, të punuar nga Versace, që ia ekspozoi për mrekulli linjat e lakmueshme.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/02/auto_i31675328114.jpg)
Ndryshe, Rita së fundmi ka publikuar videoklipin e këngës së saj të re, You Only Love Me, që po pëlqehet shumë nga fansat e saj./BS