Modelja Kylie Jenner, ka festuar ditëlindjet e fëmijëve të saj, të vajzës më 1 shkurt dhe të djalit më 2 shkurt.
Vajza, Stormi ka mbushur pesë vjet të mërkurën, ndërsa djali i saj Aire festoi një vjetorin të nesërmen.
Para ditëlindjeve të fëmijëve të saj, bukuroshja Jenner kishte vendosur të pushonte në Turks & Caicos.
Me një palë bikini ngjyrë rozë me tanga, bukuroshja ka shfaqur trupin e saj të jashtëzakonshëm, përkundër lindjeve.
24 vjeçarja e cila raportohet se është ndarë nga burri Travis Scott, në fotografi nuk po e vret mendjen për gjëra tjera, vetëm po e shijonte diellin dhe plazhin me shokun e saj më të mirë.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/03/auto_328541875_858819382011473_1001311070252549984_n1675410366.jpg)