Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të premten publikoi këngën e saj më të re “Heart Wants What It Wants”.
Kënga është ritmike, gjersa stilit dhe klipi i saj është i bazuar në muzikën dhe filmografinë e viteve ’70.
Rexha është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse në këtë klip, ku si gjithmonë në sy ra pamja e saj e theksuar prej biondeje.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/18/auto_beb-11676740386.jpg)
Në një prej skenave, 33-vjeçarja duket edhe më provokuese me një kostum ngjyrë bezhë gati transparent, teksa vë në pah linjat e saj trupore.
Disa prej këtyre skenave, ajo i ka ndarë me ndjekësit përmes fotografive dhe videove të publikuara në rrjetin social Instagram.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/18/auto_beb2-31676740385.jpg)
Kjo video muzikore vjen pas një paraqitjeje të shkëlqyer të artistes shqiptare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards 2023’.
Megjithatë, ajo u diskriminua nga ngjarja madhështore e ndarjes së çmimeve, e cila për herë të tretë e la pa një çmim ‘Grammy’ këngëtaren e shumë hiteve ndërkombëtare.