Megan Fox ka reaguar së fundmi në Instagram ku ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullonte se partneri i saj Machine Gun Kelly e ka tradhtuar.
Aktorja e ka bërë të qartë se nuk kishte njeri të tretë mes saj dhe artistit apo se marrëdhënia e tyre ëshyë krisur.
“Nuk ka pasur asnjë person të tretë në këtë marrëdhënie të çfarëdo lloji.”tha Fox.
“Ndërsa urrej lajmet e pabaza që do të ishin shkruar shumë më saktë nga ChatGPT, ju duhet ta lini këtë histori dhe t’i lini të qetë të gjithë këta njerëz të pafajshëm tani.”- përfundoi Megan.
Megan Fox kohët e fundit mbylli dhe më pas riaktivizoi llogarinë e saj në Instagram pikërisht për t’i dhënë fund spekulimeve për një pabesi të mundshme nga MGK.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/21/auto_91676958117.png)
Gjatë fundjavës së Super Boël LVII, Megan Fox hoqi nga ndjekësit e saj Machine Gun Kelly dhe më pas mbylli llogarinë e saj në Instagram pas një mesazhi të fshehtë ku ajo citoi një nga këngët e Beyoncé.
Shumë fansa spekuluan se MGK e tradhtoi Meganin dhe filluan thashethemet se ishte ishte ndoshta Sophie Lloyd është kitaristja e MGK me të cilën ai kishte një lidhje.
Menjëherë, menaxhmenti i Sophie Lloyd bëri një deklaratë për të eliminuar çdo implikim për kitaristen me frontmenin.
Sophie Lloyd menjëherë bëri një deklaratë duke mohuar çdo lidhje romantike me Machine Gun Kelly.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/February/21/auto_81676958118.png)
“Sophie Lloyd është një muzikante profesioniste dhe e arrirë, e cila është tërhequr pa nevojë në media bazuar në akuzat e pabaza të bëra nga mediat sociale”, thuhej në deklaratë.