Bukuroshja Chantel Jeffries ka treguar trupin e saj te mrekullueshëm gjersa po shijonte diellin në plazh të Miamit.
30 vjeçarja ka ngritur temperaturat me një palë bikini ngjyrë të gjelbër dhe një palë pantollona të holla të bardha.
Trupi i rrezitur dhe i tonifikuar i bukuroshes, bënin ta kthenin kokën të tjerët, duke i lënë gojë hapur edhe me ecjen e saj vetëbesuese.
Bikinit e bukura, i shoqëroi me një palë syze po të njëjtës ngjyrë dhe me vathë të thjeshtë floriri.
Youtoberia ka marrë poza të ndryshme, duke thither rrezet e diellit.
Kujtojmë se ajo në vitin 2019, ka treguar planin e rreptë të dietës duke thënë “Përpiqem të përmbahem pikërisht në atë që duhet të ha në mënyrë që të mos ndihem e sëmurë dhe më pas qëndroj në formë. Sa herë që jam në shtëpi dhe sa herë që mbaroj një vakt të madh, më pëlqen të shkoj për një shëtitje të këndshme. Është mirë të tresni ushqimin dhe të pastroni kokën gjithsesi”.
Ajo ka shtuar se përpiqet të shmangë sheqerin, bulmetin dhe glutenin.
“Përpiqem të qëndroj sa më larg sheqerit. Nuk ha bulmet apo gluten sepse jam alergjike.'
Chantel është e famshme për fotot e saj seksi me bikini dhe në palestër.