Modelja Demi Rose ka ngritur temperaturat gjatë udhëtimit të saj në Egjipt.
Modelja e cila është sencacion i instagramit dhe njihet për paraqitjet unike, ka ndarë foto të ndryshme nga Egjipti, udhëtim këtë që e ka bërë në fillim të muajit shkurt.
Së fundmi, ajo shihet me një fustan blu, me të qarën deri në kofshë dhe me një shall për sipër.

27 vjeçarja ka mbledhur flokët e saj bukur, gjersa nuk ka nguruar ta shfaq gjoksin duke zbërthyer pullat e fustanit blu.
Bukuroshja ka vendosur një grim të lehtë në fytyrë dhe aksesorët e ndryshëm nuk kanë munguar në paraqitjen e saj.
Me çizme të bardha kauboj deri te gjunjët, modelja në foto ka shkruar “mëngjeset magjike”.

Kjo vjen pasi Demi ishte e lumtur që u kthye në shtëpi në Ibiza në fillim të këtij muaji pas udhëtimit të saj të zgjatur në Egjipt – pavarësisht se tani përsëri i ka ndarë këto foto nga udhëtimi i saj.