Dua Lipa tregoi një figurë elegante të trupit e veshur me një kostum të zezë ndërsa ndoqi shfaqjen e “Saint Laurent” gjatë Javës së Modës në Paris të martën në mbrëmje.
Këngëtarja 27 vjeçe, dukej e pabesueshme ndërsa kishte vënë sipër kostumit një xhaketë lëkure të zezë me një rrip të koordinuar.
Ajo i shtoi centimetra lartësisë së trupit të saj me një palë taka të errëta, ndërsa pozonte me duar në xhepat e saj, shkruan DailyMail.

Dua dukej edhe më tërheqëse me një shami të vendosur në formë kapuçi mbi flokët e saj të mbledhura.
Për aksesorë, ajo zgjodhi një palë vathë të artë dhe një unazë të koordinuar.
Interpretuesja e hitit “Love Again” zgjodhi për një palë syze dielli të mëdha të errëta, të cilat ajo më vonë i hoqi duke zbuluar makijazh të veçantë të aplikuar në fytyrën e saj.
Kjo paraqitje e saj vjen pasi Dua thuhet se po punon në albumin e tretë në karrierën e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u ngrit në famë me albumin e saj të parë, me titull “Dua Lipa”, dhe albumin e saj të fundit, “Future Nostalgia”, i cili pak tejkaloi 10 miliardë klikime.
Fituesja gjashtë herë e çmimit “Brits” tani ka kaluar qindra orë në studion e incizimit midis seksioneve të turneut të saj botëror.
Një i brendshëm pranë artistes tha për The Sun: “Albumi i tretë i Duas është me të vërtetë personal për të dhe ajo ka punuar në çdo hap”.
“Ajo ka kaluar qindra orë në studio dhe ka kompozuar në çdo këngë – kjo është me të vërtetë e rëndësishme për të”.

“Dua ka qenë shumë e qartë në lidhje me drejtimin e saj në mbajtjen e tij të mirëfilltë, por ajo do të jetë shumë më zbuluese në tekstet e saj”, shtoi burimi.
Burimi gjithashtu la të kuptohet për bashkëpunime të mëdha në album pasi ‘artistë të talentuar’ po kërkojnë të punojnë me të.
Përndryshe, albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” fitoi çmimin ‘Grammy’ si ‘Albumi më i mirë i një vokali pop’ në vitin 2021.