Modelja Mia Regan, ka shkëlqyer në shfaqjen Givenchy gjatë Javës së Modës në Paris.
Regan kishte vendosur të vishej me sytjena të lëkurës ngjyrë rozë, krahëve një setër të zezë, pantollona të shkurta ngjyrë të gjelbër dhe një palë cizme të gjata.
Bukuroshja e cila është e dashura e Romeo Beckham, ka pozuar për një sërë fotosh para se të shikonte shfaqjen, ku prezantoi koleksionin e veshjeve të gatshme vjeshtë/dimër 2023/24.
20 vjeçarja ka vendosur një palë syze dielli të ftohta sipër kokës, ndërsa flokët bionde të stiluara në valë ia shtonin bukurinë.