Prej javësh kanë qarkulluar raportime më media vendore për arrestimin e bashkëshortit të këngëtares shqiptare, Arta Bajrami, Xhim Sekiraqa.
Por, pasi u tha se ai po mbahet nga policia, vet Arta kishte mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë, duke deklaruar se burri i saj gjendet në shtëpi me të dhe fëmijët e tyre.
Ndërkohë, më vonë arrestimi i tij u konfirmua për “Telegrafin” edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht nga zëdhënësja Laureta Ulaj.
Mirëpo, që Sekiraqa tashmë ndodhet në gjirin familjar e ka konfirmuar sërish partnerja e tij Arta.
Bajrami ditën e sotme (e premte) ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet përkrah bashkëshortit.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/03/auto_021677864410.png)
Dyshja duken më të lumtur se kurrë teksa kanë kaluar kohë bashkë tek “New Born” në Prishtinë.
Ndryshe, theksojmë që çifti janë prindër të tre fëmijëve.