Bukuroshja Amber Turner, ka treguar trupin e saj të bukur me bikini blu.
Gjersa, vendi i saj Britania, po përballet me mot të ndryshueshëm, bukuroshja është “arratisur” në Tailandë ku po shijon diellin dhe rrezet e tij.
Ylli i Towie, ka ndarë me fansa disa fotografi ku shihet me bikini të kaltër dhe një shall po të njëjtën ngjyrë në pjesën e poshtme.
29 vjeçarja kishte vendosur grim të lehtë shkëlqyes, ndërsa aksesorët nuk munguan. Ajo kishte vendosur një zinxhir me guaca në qafë, po ngjyrë të kaltër, ndërsa nuk mungojnë as unazat dhe zinxhirët e dorës.
Zinxhiri në belin e saj të hollë ia ka shtuar bukurinë, gjersa ka bërë foto selfie në pasqyrë.