Emily Ratajkowski merr vëmendje me fustanin e tejdukshëm në ndejën e Vanity Fair pas “Oscars”

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski merr vëmendje me fustanin e tejdukshëm në ndejën e Vanity Fair pas “Oscars”

Më: 13 mars 2023 Në ora: 17:34
Emily Ratajkowski

Emily Ratajkowski mori vëmendje të madhe në festën e Vanity Fair menjëherë pas ndarjes së çmimeve “Oscars” të dielën mbrëma (12 mars).

Modelja dhe aktorja nuk i la absolutisht asgjë imagjinatës me një fustan tërësisht transparent.

Bukuroshja zgjodhi një fustan shkëlqyes gri, me një palë të brendshme nën ansamblin e tejdukshëm.

Image
Emily Ratajkowski

Për të kompletuar dukjen, ylli i famshëm kishte kapur flokët mbrapa, vënë një palë vathë të thjeshtë si dhe një grim me nuanca kafe.

Aktorja e “I Feel Pretty” po qëndronte me një sërë yjesh të tjerë si: Adwoa Aboah dhe aktoren Lily James.

Image
Emily Ratajkowski

Edicioni i 95-të i Akademisë së Filmit mblodhi po ashtu aktorë nga e gjitha bota në Teatrin Dolby në Hollywood.

‘Aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh, e cila u bë e para aziatike që nderohet me këtë çmim.

Image
Emily Ratajkowski

Ndërkaq, Brendan Fraseri mori një çmim “Oscar” si ‘aktori më i mirë’ për paraqitjen në “The Whale”.

“Everything everywhere all at once” mori gjithsej shtatë çmime, përfshirë edhe ‘filmin më të mirë’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat