Rita Ora u pa e veshur me një trend të shkollës së vjetër të mërkurën teksa doli në qytet e veshur me një palë çizme Ugg, teksa vizitonte dyqanet në Woollahra, Sydney.
Duke ecur krah për krah me një mikeshë me veshje aktive, këngëtarja shqiptaro-britanike, 32 vjeçe, shkëlqente teksa po merrte ajrin e pastër të mëngjesit, shkruan DailyMail.
Këngëtarja tregoi barkun e saj të tonifikuar në sytjena sportive të zeza të shoqëruar me dollakë të cilat përputheshin me çorape të zeza sportive të futura në pantoflat e saj ngjyrë kafe.

Në krahët e saj ajo mbante një xhaketë, një çantë dhe një shishe uji teksa fshehu sytë pas një palë syzeve dielli të errëta.
Duke treguar bukurinë e saj natyrale, Rita u pa makijazh dhe vendosi një kapele portokalli mbi flokët e saj bionde.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ylli i muzikës pop zbarkoi në kontinentin australian bashkë me burrin e saj, Taika Waititi.
Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” ka dokumentuar udhëtimin e saj në Sydney gjatë javës së fundit në rrjetet sociale, pasi kishte udhëtuar në qytet për të filluar punën e saj si anëtare e jurisë për edicionin e tretë me radhë në spektaklin “The Voice Australia”.

Ora ndodhet në Australi me bashkëshortin e saj regjisor, Taika Waititi dhe prindërit e saj, Vera dhe Besnik Sahatçiu, të cilët po i shoqërojnë në këtë udhëtim.