Këngëtarja Rita Ora ka shfaqur barkun e saj të tonifikuar me bikini.
Bukuroshja shqiptare, kishte veshur bikinit ngjyra ngjyra që shkëlqenin, ndërsa zinxhiri në belin e saj, ia shtonin bukurinë.
32 vjeçarja e cila po shijon pushimet në Sidnei, shihet me flokët të lëshuara natyrale, grim të lehtë dhe ngjyra e cila tashmë ishte bërë “çokolladë” nga rrezitja.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/31/auto_w11680280079.jpg)
Ylli i popit kishte vendosur edhe një sërë bizhuterish, përfshirë këtu varëse e unaza tërheqëse.
Ajo ka postuar edhe foto nga dreka e saj, që përbëhej nga karkaleca të freskëta dhe një koktej margarita.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/March/31/auto_w31680280082.jpg)
Në mes të fotografive tjera, Rita ka postuar edhe një zinxhir me prapavijë te pantallonat ku shihen peshqit e vegjël në të dhe syri që te shqiptarë njihet “të mos i bien të këqijat”.
Siç duket Rita ka frikë nga njerëzit që “lakmojnë” dhe ia duan të keqen.