Uanda Nara mbetet absolutisht një prej femrave më të suksesshme në rrjetet sociale.
Modelja argjentinase regjistron mbi 16.3 milionë fansa vetëm në “Instagram”, ndërsa qëndron gjithnjë në qendër të vëmendjes falë postimeve provokuese.
36- vjeçarja, nënë e pesë fëmijëve, mbetet në superformë, ndërsa si gjithnjë nuk ngurron të ndajë për fansat e shumtë edhe pasionet e saj.
Modelen e kemi parë shpeshherë të pozojë pranë kuajve, gjithashtu edhe duke pedaluar biçikletën, që me sa duket janë dy prej pasioneve të saj…