Stilistja e njohur Margaret Josephs i ka habitur të gjithë me humbjen e saj drastike në peshë, teksa ka pranuar se dieta dhe ushtrimet nuk kanë qenë arsyeja e ndryshimit të saj.
Ylli i “Real Housewives of New Jersey” zbuloi për People se ka humbur 22 kilogramë duke marrë peptide dhe duke iu nënshtruar terapisë zëvendësuese hormonale.
“Më ka ndryshuar jetën,”- u shpreh stilistja.
“Dhe nuk ka të bëjë me të qenit i shëndoshë apo i dobët, ka të bëjë me bashkimin e çdo aspekti të mirëqenies sime. Doja të ndihesha e shëndetshme dhe ta çoja trupin tim në një vend ku supozohej të jem. Ndihem shumë me fat që kam gjetur diçka që me të vërtetë funksionon për mua.”- shtoi ajo.
55-vjeçarja tha se ajo kërkoi kujdes mjekësor pasi e kishte “shumë të vështirë” humbjen e peshës në vitet e fundit:
“Unë ushtrohesha, haja shëndetshëm, vrapoja gjatë gjithë kohës dhe asgjë dhe të gjithë e dinë që nuk pi as alkool. Thjesht ndihesha e lodhur dhe e plogësht.”
“Unë mora peptide dhe nuk e di nëse keni dëgjuar për medikamente të lidhura me peptidet që i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë,” tha Josephs në “Ëatch Ëhat Happens Live With Andy Cohen”.