Ish- ylli i UFC-së, Paige VanZant, ka “çmendur” fansat me fotografitë të fundit.
Bukuroshja shihet me bikini ngjyrë të gjelbër neon, gjersa ka hapur këmbët dhe pozon para pishinës.
29 vjeçarja ka ngritur temperaturat duke shfaqur asetet e saj të bollshme dhe barkun e saj të tonifikuar.
Modelja nuk kishte vendosur grim fare, ndërsa flokët i kishte topuz të lartë duke dashur të shijojë më shumë rrezet e diellit.
Siç duket Paige po shijon pak kohë larg bashkëshortit të saj dhe luftëtarit profesionist MMA, Austin Vanderford, 33 vjeç, duke ndarë fotografitë e çiftit duke u përgjumur mes palmave.
Çifti yll janë martuar që nga viti 2018, pas një viti lidhjeje.