Modelja Carolina Gomez është bombarduar me komente duke u pyetur se si duket kaq e përsosur në fotot e saj. Më shumë se 700,000 ndjekësit e saj në Instagram pohuan se ajo dukej sikur ishte bërë në një fabrikë.
Ajo së fundmi bëri bujë online pasi njoftoi lidhjen e saj me yllin kolumbian të rrjeteve sociale Jefferson Cosio. Lajmi i romancës bëri që ajo të njihej edhe më shumë.
Çifti kanë shijuar një udhëtim duke eksploruar Evropën javët e fundit dhe kanë ndarë një sërë momentesh të preferuara në internet.
Por përdoruesit e rrjeteve sociale u mahnitën nga pamja e Karolinës, e cila i bëri ata të besonin se 20-vjeçarja ishte një kukull plastike.
Në një foto që kanë publikuar ata shihen të përqafuar në një jaht, ndërsa Carolina ka veshur bikini mahnitëse të kuqe.
Ndjekësit theksuan se poza e saj e ngurtë, lëkura e përsosur dhe tiparet perfekte dukeshin shumë të mira për të qenë të vërteta.
Por Carolina iu kundërpërgjigj kritikëve të saj duke postuar disa foto nga fëmijëria e saj për të vërtetuar se, duke përjashtuar ngritjen e gjoksit, ajo është 100% natyrale.
Ajo tha: Unë nuk mendoj se ka asgjë të keqe me gratë që e bëjnë operacione, ne të gjithë jemi të bukur në mënyrën tonë.