Ashley Graham ka realizuar një fotosesion të ri me poza të “egra”.
Bukuroshja gjersa kishte veshur rroba banjo të ndryshme shumëngjyrshe nga marka Knix, shihet duke e bërë “nxehtë” për fansat.
Ish- modelja e cila është edhe nënë e tre fëmijëve, shihet paksa e kolme, por siç duket asaj nuk i pengon kjo gjë, pasi që disponimi i saj ishte në nivel të lartë.

Me një palë bikini ngjyrë lejla, 35 vjeçarja merrte poza të ndryshme pranë pishinës.
Një grim të lehtë, një palë vath dhe asgjë më tepër ishin aksesorët e saj, por ajo çfarë tërhiqte më tepër vëmendjen ishte trupi i saj i rrezitur që shkëlqente nga vaji dhe format me përmasa jo të vogla.
