Bebe Rexha dukej në trend e veshur me xhinse teksa mori pjesë në Festivalin e Muzikës “Coachella Valley 2023” të premten. Këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” iu bashkua një mori yjesh për ditën e parë të ngjarjes, e cila nisi me një performancë kryesore nga artisti Bad Bunny.
Rexha dukej e lezetshme në festivalin e përvitshëm. Muzikantja e hitit “I’m Good (Blue)” kishte veshur një bluzë korseje me material xhins që shfaqte një dekolte të thellë katrore. Ajo e bashkoi pjesën e sipërme të saj me xhinse të errëta me bel të lartë.
Përfundimi i pamjes së artistes shqiptare ishin një palë sandale të markës “Adidas”, shkruan FootWarners.

Kur bëhet fjalë për këpucët, rotacioni i Rexhës shpesh është i egër dhe magjepsës.
Në tapetin e kuq, këngëtarja e hitit “Baby, I’m Jealous” preferon sandale të zbukuruara me kristal dhe çizme të hijshme të markave si “Giuseppe Zanotti”, “Stuart Weitzman” dhe “Saint Laurent”.

“Coachella” është një festival vjetor muzikor që mbahet në Indio, Kaliforni, në të cilin interpretojnë artistët ndërkombëtarë më të spikatur të vitit.
Emrat pjesëmarrës në këtë festival gjigant sivjet përfshijnë: Blackpink, Bad Bunny, Björk, Frank Ocean, Gorillaz, Rosalia, Boygenius, Charli XCX, Calvin Harris dhe Willow Smith.
Bebe Rexha ishte gjithashtu një këngëtaret kulminante të një prej mbrëmjeve të “Coachella 2023”.