Modelja e njohur Angela Martini, nuk po kalon një periudhë të mirë.
Së fundmi, ajo ka ndarë një foto në Instagram, ku shihet se ndodhet e shtrirë në shtratin e një spitali.
Asaj po i bëhet një serum, pasi mesa duket trupi ka pësuar një debulesë.

Modelja nuk zgjodhi të tregojë asgjë më tepër, duke na lënë me disa pikëpyetje.
Kujtojmë se Angela tashmë është nënë e një djali të quajtur Kyre Martini Savulescu.
Ajo ka treguar shpesh se dëshiron të ketë familje të madhe, ndaj jemi “sy e veshë” për të mësuar ndonje lajm të bukur.