Modelja e njohur shqiptare, Anisa Mukaj prej shumë kohësh është zhvendosur përtej oqeanit ku e zhvillon karrierën e saj.
Ajo është mjaft aktive me postime mirëpo është një detaj për të cilin dihet fare pak – personalja e saj.
Prej kohësh, Anisa po shijon lidhjen e dashurisë me Miguel Lua, menaxherin e super yllit Maluma.
Anisa i ka uruar sot ditëlindjen personit të zemrës duke vulosur kështu lidhjen edhe për ndjekësit e saj të shumtë.
Lua është prej kohësh në industrnë e menaxhimit të artistëve. Ai në vitin 2019 ishte renditur në Billboard në mesin e top producentëve premtues që “lëvizin ujërat” e industrisë diskografike.