Dua Lipa ka bërë publike lidhjen me Romain Gavras.
Këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto me regjisorin greko-francez në story të Instagram-it.
Në foto duket dora e Dua Lipës duke mbajtur një polaroid ku shihet ajo duke qeshur me partnerin.

Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë në rrjete sociale dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.
Romain Gavras është 41 vjeç. Ai është i njohur edhe për lidhjen me këngëtaren tjetër shqiptare, Rita Orën.
