Kush e priste këtë?
Jennifer Aniston (54) është fotografuar me ish-bashkëshortin e saj, aktorin dhe regjisorin Justin Theroux (51).
Paparacët i fotografuan pak ditë më parë në një darkë në Nju Jork dhe mediat e huaja po shkruajnë për pajtim me ish-çiftit.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/27/auto_w21682599549.jpg)
Thashethemet u nxitën nga pamjet e të dyve duke u përqafuar dhe një trëndafil në dorë.
Jennifer dhe Justin kanë darkuar me yllin e humorit Jason Bateman dhe bashkëshorten e tij Amanda Anko, me të cilën shpesh shoqëroheshin gjatë martesës.
![Image](/media/botasot.info/images/2023/April/27/auto_w31682599570.jpg)
Aktorja shkëlqente me një triko të zezë, pantallona dhe çizme, ndërsa Theroux ishte me një xhaketë jeshile të errët dhe xhinse.
Aniston, e cila u bë e famshme nga seriali 'Friends' në vitet '90, është beqare që kur u divorcua nga Justin në vitin 2018 pas tre vitesh martesë, ose e ka mbajtur të fshehur mirë jetën e saj provate.
Ata asnjëherë nuk kanë dashur të flasin për arsyet e divorcit dhe kanë theksuar se ende e respektojnë njëri-tjetrin dhe se janë ndarë në mënyrë paqësore.
Kujtojmë, ata u njohën në vitin 2007 në xhirimet e filmit "Tropic Thunder", dhe u dashuruan tre vjet më vonë në xhirimet e filmit "Wanderlust". Publiku zbuloi se ata ishin bashkë në vitin 2011 dhe një vit më vonë u fejuan dhe më pas u martuan në vitin 2015.
Aktorja ishte e martuar me Brad Pitt para Justin-it dhe martesa e tyre mori fund pasi siç u shkrua në media ai e tradhtoi dhe e la për Angelina Jolie.
Shumë veta theksojnë se karma e Brad-it ka mbërritur sepse ai dhe Angelina po kalojnë një nga divorcet më të gjata dhe më të shtrenjta në Hollywood.
Ata nuk kanë mundur të bien dakord për ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e fëmijëve, ndërsa ajo e ka akuzuar edhe për sjellje të dhunshme.